kontakt

R-M

R-M është markë e lartë për ngjyra në industrinë automobilistike për përpunim që është e udhëhequr sipas nevojave të klientit dhe promovon përfitim nëpërmjet zgjidhjeve më të mira dhe ndërgjegjes ekologjike.

Filozofia e R-M është e bazuar në ofertën globale drejt përfitimit afatgjatë të klientëve të saj, nëpërmjet zhvillimit të sistemeve inovative dhe të thjeshta për ngjyrosje që e mundësojnë fleksibilitetin që është i nevojshëm për të gjitha sallonet auto-mekanike me qëllim që të zmadhohet depërtueshmëria dhe përfitimi nëpërmjet zvogëlimit të shpenzimit të materialeve dhe kohëzgjatjes së proceseve, njëkohësisht duke e respektuar mjedisin jetësor.

PËRSOSMËRI E THJESHTËZUAR

Ka dy punë që janë të rëndësishme për ngjyrosjen: materialet më të mira dhe vlerësimi i asaj se kur, si dhe ku mund të bëhen kursimet e nevojshme të kohës. Aplikim më të lehtë, fuqia më e mirë e mbulimit, shkëlqimi më të madh, tharja më të shpejtë, rezultati i jashtëzakonshëm dhe kompatibiliteti i përmirësuar me mjedisin jetësor kanë qenë gjithmonë standardet nëpërmjet të cilave i matim të gjitha risitë tona.
R-M ju mundëson ndihmë të domosdoshme nëpërmjet sistemit trendsetting për lidhje të ngjyrave si Color Explorer, Colormaster dhe Colortronic 2 që ju mundësojnë që të përballeni lehtë me sfidat e ardhshme.
Programet për sukses të R-M janë paketë veglash për analizë biznesi që ju mundësojnë që t’i implementoni rekomandimet me qëllim që t’i përmirësoni efikasitetin dhe përfitimin e punëtorisë tuaj.
Filozofia e R-M është e drejtuar në mënyrë të fuqishme drejt sigurimit se klientët tanë kalojnë përvojën e rritjes së profitabilitetit.